Si e anuloi delegacioni nga Kosova vizitën e Avramopoulos në Prishtinë për t’i marrë meritat për vizat

Aktuale

Si e anuloi delegacioni nga Kosova vizitën e Avramopoulos në Prishtinë për t’i marrë meritat për vizat

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 17:56
Delegacioni nga Kosova

Komisioneri Dimitris Avramopulos po planifikonte ta sillte personalisht në Prishtinë lajmin e mirë për vizat. Kryeparlamentari Kadri Veseli e kishte lajmëruar publikisht një adresim në Parlamentin e Kosovës pa ia përmendur emrin mysafirit nga Brukseli. Por, delegacioni i Kosovës që udhëtoi në Bruksel e rezervuan për vete ekskluzivitetin për vizat duke udhëtuar në kryeqytetin europian dhe duke realizuar takimin atje me komisarin Avramopoulos.

Lufta e meritave dhe bajraktarizmi se kush të japë lajmin për vizat filloi po atë ditë kur Kosova po bëhej gati për një lajm që pritej me dekada e dekada. Rekomandimi pozitiv apo negativ- të gjithë prisnin nën ethe. 

Ndërkaq, krerët shtetërorë, pra ata që mediat me ironi iu referuan si “Djemtë e Kosovës’ u nisën drejt Brukselit dhe nga aty gjoja të tregojnë se sa shumë ka punuar shteti në vazhdimësi për këtë ditë të madhe.

Por pikërisht këtë lajm me relevancë të madhe për qytetarët e Kosovës që qëndruan gjatë në geto, u paralajmërua se do ta jepte vetë komisioneri Dimitris Avramopoulos. Sot, ishte dita kur ai do i drejtohej ligjvënësve dhe udhëheqësve të vendit se Kosova ka marrë rekomandim pozitiv për vizat duke i plotësuar kështu të gjitha kushtet drejt heqjes së regjimit.

Hashim Thaçi mori pas vetes edhe Kadri Veselin, Ramush Haradinajn, Behgjet Pacollin e Dardan Gashi. Atij iu bashkua edhe kundërshtari i tij politik, Fatmir Limaj. Të gjithë e donin ekskluzivitetin. 

Për agjendën e komisionierit Avramopolus drejt Kosovës, kanë folur për Express edhe vetë zyra e tij. Pranojnë se ky diplomat i lartë me të vërtetë kishte për qëllim ta vizitonte Kosovën dhe ta jepte lajmin për viza. Por sipas tyre, me shkuarjen e delegacionit kosovar atje, ndryshoi gjithçka.

“Komisioneri Avramopulos e kishte deklaruar me të vërtetë qëllimin e tij për të vizituar Kosovën kur Komisioni do të vlerësonte se të gjitha standardet do të përmbusheshin. Megjithatë, meqë Delegacioni i Kosovës ishte tashmë në Bruksel, takimi dhe shpallja u zhvilluan në Bruksel”, kanë thënë nga zyra e komisionierit Dimitris Avramopolus.

Sidoqoftë, Amvramopolus ia prishi ekskluzivitetin presidentit Thaçi kur në një artikull për një media kosovare zbuloi një ditë më parë se Kosova ka marrë rekomandimin pozitiv.
Ndërkaq, delegacioni kosovar pas kthimit, me shumë krenari, flisnin për punën e tyre që e kanë bërë drejt vizave. Secili luftonte për merita. Ndërkohë që zyrtarja që e mbulon këtë resor Ministrja Dhurata Hoxha u la në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat