Dorëzohet projektligji për pastërtinë e zyrtarëve të lartë

Aktuale

Dorëzohet projektligji për pastërtinë e zyrtarëve të lartë

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 16:42
Zafir Berisha

Grupi i deputetëve nënshkrues për nismën legjislative: për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve, ka dorëzuar sot projektligjin për këtë nismë në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur deputetit i Nismës Social Demokrate, Zafir Berisha.

“Në bazë të nenit 79 të Kushtetutës së Republikës, nenit 53 të rregullores së Kuvendit, të nenit 5, paragrafi 1, pika 2, dhe të nenit 8 të Ligjit nr 04/-L-025 për nismën legjislative. I procedohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe miratim, Projektligji për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve”, ka njoftuar ai në profilin e tij në Facebook.

Deputeti Zafir Berisha, i autorizuar i Grupit të deputetëve nënshkrues, do ta prezantoj dhe arsyetoj projektligjin për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve në seancën plenare të Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet ky projektligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat