Deputetja e VV-së: Qeveria e renditur pas Thaçit në koncesionet e reja me Vuçiqin

Aktuale

Deputetja e VV-së: Qeveria e renditur pas Thaçit në koncesionet e reja me Vuçiqin

Nga: A.M. Më: 19 korrik 2018 Në ora: 16:06
Liderët në Bruksel

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka reaguar pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit të Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “ky koalicion qeverisës vazhdon të mos ketë as minimumin e domosdoshëm dhe as legjitimitetin për të udhëhequr vendin”.

Postimi i plotë:

Edhe seanca e sotme u ndërpre në mungesë të shumicës parlamentare.

Ky koalicion qeverisës vazhdon të mos ketë as minimumin e domosdoshëm dhe as legjitimitetin për të udhëhequr vendin.

Qeveria që nuk i ka as 55 vota në Kuvend, për të shtyrë përpara çështjet e rëndësishme, ligjet dhe iniciativat që do të ishin me interes dhe do përmirësonin jetën e qytetarëve, që keqpërdor bugjetin e shtetit, që është pjesë e aferave korruptive, tashmë është rënditur pas Thaçit në koncensionet e reja me Vuçiçin dhe kjo nuk sjell asgjë të mirë për Kosovën e as për demokracinë.

Kjo gjendje duhet të marrë fund sa më parë e zgjidhja për këtë janë zgjedhjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat