LDK për pozitën: Një pakicë ka uzurpuar institucionet shtetërore

Aktuale

LDK për pozitën: Një pakicë ka uzurpuar institucionet shtetërore

Nga: A.M. Më: 19 korrik 2018 Në ora: 13:18
LDK

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, pasi që kishte mungese së  të  shumicës parlamentare.

Në reagimin drejtuar mediave thuhet se koalicion asnjëherë nuk ka pasur shumicë në Kuvendin e Kosovës, përveç ditës kur u zgjodh Qeveria.

“Seanca e Kuvendit të Kosovës sot u ndërpre në mungesë të shumicës parlamentare. Në fakt, ky koalicion asnjëherë nuk ka pasur shumicë në Kuvendin e Kosovës, përveç ditës kur u zgjodh Qeveria. Vendi nuk mund të qeveriset nga koalicioni i pakicës, i cili nuk ka legjitimitet”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu, në reagim thuhet se  vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja që të mos dëmtohet demokracia dhe ka kërkuar nga opozita t`ju bashkohet.

“Grupi Parlamentar i LDK-së nuk do të përkrahë vazhdimin e kësaj forme të qeverisjes, ku një pakicë ka uzurpuar institucionet shtetërore.

Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja që të mos dëmtohet demokracia. Gjuha e ashpër dhe fyese e koalicionit të pakicës ndaj partive opozitare e thellon më tutje krizën institucionale.

Ne ftojmë për përgjegjësi politike dhe institucionale nga të gjithë. Ne do të punojmë me të gjitha forcat politike opozitare dhe forcat e tjera progresive në Kuvendin e Kosovës që të dalim nga kjo krizë institucionale, vetëm përmes organizimit të zgjedhjeve të lira.

Insistimi për të vazhduar me këtë dhunim të demokracisë do të dëmtojë proceset afatgjate politike në Kosovës.”, thuhet në reagimin për mediat të GP të LDK-së./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat