Thaçi tregon se çka duhet të sakrifikojë Kosova për ta arritur marrëveshjen me Serbinë

Aktuale

Thaçi tregon se çka duhet të sakrifikojë Kosova për ta arritur marrëveshjen me Serbinë

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 11:29
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se pozicioni i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është larg realitetit, pasi e vetmja marrëveshje e pranueshme për Kosovën është njohja formale e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Presidenti Thaçi në një konferencë për media, tha se në muajt e ardhshëm do të kenë pengesa nga autoritet e Serbisë por ka shpresa për arritjen e marrëveshjes sepse kanë vëmendjen e BE-së.

Thaçi: Ende ekziston vullneti që ky proces të vazhdojë

“Pavarësisht dallimeve të mëdha që kemi për procesin dhe vështirësive që kemi parë të pakalueshme në mes Kosovës dhe Serbisë, ende ekziston vullneti që ky proces të vazhdojë dhe në muajt e ardhshëm sa kanë mbetur, 6 muaj, të arrihet marrëveshja përfundimtare historike, ajo e normalizimit të marrëdhënieve, e paqes dhe njohjes reciproke në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Sipas tij, presidenti i Serbisë mendon që Kosova është zemra e Serbisë, do të thotë pozicionet janë shumë të largëta”, tha ai.

Thaçi tha se të gjithë në Serbi duhet ta dinë se nuk po diskutohet për pavarësinë, pasi ajo çështje është e përfunduar.

Thaçi: Pozicioni i presidentit Vuçiq është larg realitetit

“Ky pozicion i presidentit Vuçiq është larg realitetit, njerëzit mund të mendojnë se është me presion në opinionit publik atje, por si liderë ne e kemi obligim ta qartësojmë opinionin tonë në përputhshmëri me realitetin që kemi. Kosova është vend sovran dhe i pavarur dhe kushdo që vjenë në Serbi duhet ta kuptojë atë dhe pozicioni i Prishtinës është i qartë, marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në mes dy vendeve sovrane, asnjë marrëveshje tjetër nuk ka kuptim dhe është e përkohshme dhe të ndodhë njohja formale nga Serbia për shtetin e Kosovës dhe anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, tha ai.

Ai shtoi se duhet të sakrifikojnë për të arritur marrëveshja përfundimtare dhe mos të bien pre e zërave populist të politikave ditore por që të shikohet nga e ardhmja.

Derisa tregoi se çka duhet të sakrifikojë Kosova në këtë proces.

Thaçi: Ja çka duhet të sakrifikojmë në dialogun me Serbinë

“Mendoj që duhet ta sakrifikojmë populizmin, zërat nacionalist, duhet të mendojmë se nuk sillet bota rreth neve por jemi pjesë e zhvillimeve globale , duhet me ia dit hapin vetit, ne jemi shtet i ri dhe si asnjë shtet thetër kemi nevojë për përkrahjen ndërkombëtare, duhet të prodhojmë argumente për të fuqizuar mbështetjen ndërkombëtare dhe jo të bëjmë veprime që na izolojnë apo i qesim në lajthitje partnerët tanë ndërkombëtar. Kur thash për sakrificë, sakrifica  më e madhe është edhe me u ulur me autoritetet e Serbisë, nuk është ndonjë takim i lezetshëm me Vuçiqin, sakrificë është me dal edhe mbi opinionet regjide se njerëzit mendojnë që ende po kërkon republikë, Kosova është vend sovran nuk ka asnjë rrezik për pavarësinë e Kosovës as sovranitetin e saj. Nuk është Kosova në rrezik nëse arrin marrëveshje me Serbinë të paqes, normalitetit dhe njohjes reciproke. Kosova rrezikohet vetëm nëse nuk lëviz shp ejt drejt perspektives euro-atlantike. Ne nuk e kemi mandatin si bartës të institucioneve, liderët e partive politike  me mbajt gjendjen e status-kohës me potenciale të rrezikshme për të ardhmen“, tha ai.

Thaçi tha se të dy presidentet janë të vetëdijshëm që situata e status-kohës, nënkupton mesazhe dhe situata të reja me mundësi destabilizimi, prandaj kanë vendosur që të vazhdon dialogu për hirë të së ardhmes.

‘Të flasim për realitetin, jo me mite”, tha ai, duke shtuar se wshtw skeptik qw do tw ketw marrwveshje brenda kwtij viti.

Image

Thaçi jep detaje shtesë nga Kosova për takimet në Bruksel (Drejtpërdrejt)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalur në një konferencë për media ku ka dhënë detaje nga dita e djeshme e takimeve në Bruksel. Thaçi ka komentuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe bisedimet me Serbinë.

“Ka qenë ditë e madhe, historike e madhështore për Kosovën. Me plot meritë, dje qytetarët e Kosovës kemi marrë atë që e kemi merituar që një kohë, vendimin për liberalizimin e vizave. Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat në të gjitha drejtimet për liberalizimin e vizave. Ky është sukses i gjithë njerëzve të Kosovës, institucioneve, kësaj qeverie, mediave e shoqërisë civile. Sot takova përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë për ti përgëzuar për punën e tyre. Përmbushja e gjitha kritereve është dëshmi se institucionet e Kosovës janë duke punuar fuqishëm.

Procesi për liberalizimin e vizave është i pandalshëm. Ka mbetur edhe pak muaj që të jetësohet liberalizimi i vizave. Me nxjerren e vendimit dje, tani kemi përgjegjësi shtesë që në këtë proces askush mos të lejohet të abuzoi për të penguar këtë proces. Jam i bindur se nga përvoja që kemi krijuar dhe këshillat e partnerëve ndërkombëtare në pak muaj do të përmbyllim suksesshëm këtë proces. Kosova po lëviz me hapa konkret në procesin e intergrimit evropian. Tani duhet të fokusohemi në të ardhmen, pa dallime politike.

Sa i përket dialogut, ne ishim së bashku në Bruksel. Të gjithë në mënyrë unike kemi paraqitur qëndrimin e Kosovës se jemi në favor të dialogut, negoaciatave me Serbinë dhe se ky proces duhet të përmbyllet me njohjen e Kosovës si shtet. Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi paraqet paqe e stabilitet në të ardhmen për të dy vendet. Pavarësisht dallimeve që kemi për procesin, ende ekziston vullneti që ky proces të vazhdojë dhe në muajt e ardhshëm të arrihet marrëveshja historike e normalizimit të marrdhënieve Kosovë-Serbi dhe njohja reciproke e dy shteteve.

Takimi i djeshëm ka qenë më i shkurti në vitet e fundit. Nuk është lehtë të bisedosh me Vuçiqin që ende sheh ëndrra. Pozicionet janë shumt të largëta mes nesh. Vuçiq është larg realitetit, ai mund të jetë në presion të shtetit të tij, por realiteti është ndryshe. Të gjithë jemi pajtuar që duhet të sakrifikojmë për të arritur marrëveshjen përfundimtare” ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi optimist se vizat do të hiqen brenda pak muajsh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media, një ditë pas takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Thaçi ka thënë se pas takimeve të djeshmë dhe hapave që jane marrë për proceset e ardhshme për dialogun t’i drejtohet mediave.

“Dje ka qenë një ditë e madhe për Kosovën. Me plot meritë qytetarët e Kosovës kane marrë lajmin edhe pse të vonuar për vizat, dhe për permbushjen e të gjitha kritereve.Kjo nuk është dicka që BE-ja i ka dhënë Kosovës, ky është një sukses i të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë presidenti.

Ai ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e sistemit të drejtësië, nga të cilët ka kërkuar punë edhe më të madhe në punën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Unë sot takova të gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë për ti përgëzuar dhe për të kërkuar angazhimin kundër krimit dhe korrupsionit. Liberalizimi është një proces i pandalshëm, dhe na mbetet neve si institucione, pa dallim që te kontribuojmë në përshpejtimin e këtij procesi. Ky proces është ne të mirën e të gjithëve”, tha Thaçi.

Presidenti u shpreh optimist se i gjithë procesi për heqjen e vizave do të përmbyllet shumë shpejt.

“Ka mbetur edhe pak muaj deri kur studentët kosovarë do të mund të lëvizin pa viza. Me nxjerrjen e vendimit te djeshëm ka edhe përgjegjësi, që në këtë proces askush mos të lejohet të abuzojë”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se Kosova po lëviz me hapa konkret drejt integrimeve evropiane.

Ai ka falënderuar kryetarin e kuvendit, kryeministrin dhe të gjjtha bartesit e institucioneve për përgjegjësine e treguar në këtë proces. Ai tha se Kosova po ndërton një shtet të reformave dhe një shtet evropian.

Ai tha se edhe pse ky vendim ishte i vonuar, Kosova tani duhet të fokusohet në të ardhmen evropiane.

Thaçi në konferencë për media për takimin me Vuçiqin (Drejtpërdrejt)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po mban konferencë për media.

Thaçi flet për takimin me Vuçiqin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të mbaj konferencë për media, në orën 11:30.

Sipas burimeve të brendshme, ai do të flas rreth takimit të djeshëm me Federika Mogherinin, si dhe për takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Thaçi gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se ky ka qenë takimi më i shkurtë dhe më i vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat