“PDK-ja do ta rrëzojë Qeverinë”

Aktuale

“PDK-ja do ta rrëzojë Qeverinë”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 18 korrik 2018 Në ora: 21:04
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

“Koalicioni PAN, nuk është ndërtuar ashtu si do të duhej mbi bazën e parimeve të një qeverisje demokratike me koncept të qartë zhvillimor, të bazuar në një program të përbashkët dhe të dakorduar në mes partnerëve që përbëjnë koalicioni qeveritar aktual, por mbi bazat e interesave personale të liderëve partiak”. Kështu thotë opinionisti, Nexhat Haziri.

Sipas tij, divergjencat që shfaqën apo kundërshtitë në mes partnerëve të koalicionit janë mbi bazat e prekjes së interesave të njëri-tjetrit dhe rivalitetit në mes tyre për të kapur çdo sferë që atyre u sjellë përfitime.

Image
Nexhat Haziri

“Këta njerëz po vërtetojnë atë që është thënë edhe më parë e Qeveria e Kosovës, nuk ka vetëm një kryeministër, pasi aty janë së paku katër “pashallar”. Dhe në këtë aspekt PDK-së mund të mos i ketë dal mirë llogaria, kurë pranoi që kryeministër të jetë Ramush Haradinaj, pasi të dyja palët njihen si palë pa kompromis, e sidomos kur është në pyetje ndarja e përfitimeve personale që po iu sjellë qeverisja banditeske.

Ndërsa sa i përket asaj se cila është shtylla në të cilën po mbështetë apo po e mbanë akoma këtë koalicion qeveritar, mendoj se është e vetmja shtyllë që këta do të mundohen të jenë të përbashkuar, është ajo e kapjes së institucioneve të shtetit, zhvatja e buxhetit dhe përfitimeve të tjera. Dhe tani kur çdo gjë është e qartë, bazuar edhe në mosmarrëveshjet e shpërfaqura brenda koalicionit qeveritar, të cilat do të ashpërsohen edhe më shumë në mes partnerëve , do të jetë vetë PDK-ja, ajo që do ia heq “shkallën” kryeministrit Haradinaj për ta rrëzuar atë dhe qeverinë e tij”, është shprehur opinionisti Haziri për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat