Kusari Lila-delegacionit në Bruksel: Për hajër burra se fet e keni bo!

Aktuale

Kusari Lila-delegacionit në Bruksel: Për hajër burra se fet e keni bo!

Nga: G.B Më: 18 korrik 2018 Në ora: 17:48
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila ka reaguar për delegacionin nga Kosova që ka shkuar në Bruksel, derisa ka kritikuar se kanë qenë të gjithë meshkuj dhe asnjë femër, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se ata kanë treguar se janë pesë Kryeministra, pesë qeveri dhe pesë vilajete të ndara me zona të interesit, të një shteti të vogël dhe të varfër,  gjashtë përfaqësues para një gruaje të BE-së

“Për hajër Burra se fet e keni bo”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i saj i plotë:

“A u lodhët burra?” i paska pyetur Përfaqësuesja e lartë e BE-së krerët e shtetit, të cilët ishin paketuar për të marrë haberin e vonuar tre vite, për të cilin shumica kanë përgjegjësi direkte për këtë vonesë dhe këtë izolim të rëndë të qytetarëve të Kosovës.

Sot për të treguar që kemi pesë Kryeministra, pesë qeveri dhe pesë vilajete të ndara me zona të interesit, të një shteti të vogël dhe të varfër, kemi gjashtë përfaqësues para një gruaje të BE-së.

Këta gjashtë burra duke mos dashtë të kenë asnjë grua në “foton historike” folën më shumë se që menduan dhe na treguan se ku jemi.

Në notë pozitive, Me rëndësi rekomandimi i Komisionit është pozitiv, ndërsa i mbetet Parlamentit Evropian dhe këshillit të ministrave të sjellin vendimin e fundit për liberalizimin e lëvizjes së Kosovarëve.

Mos të harrojmë, në një ditë me këtë lajm, ndodhi edhe një takim pa konsenzus të brendshëm në Kosovë, Thaçi - Vuçiç, si një mesazh i qartë për Kosovarët se procesi i mëtutjeshëm për liberalizimin e vizave do të lidhet për Kosovarët me procesin e dialogut me Serbinë.

Për hajër Burra se fet e keni bo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat