Hahn: Shpresoj që Parlamenti Evropian të heq sa më shpejt vizat për Kosovën

Aktuale

Hahn: Shpresoj që Parlamenti Evropian të heq sa më shpejt vizat për Kosovën

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 17:37
Johannes Hahn

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka uruar Kosovën për rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

Përmes një postimi në Tëitter, ai ka thënë se shpreson që Parlamenti Evropian sa më shpejtë që të jetë e mundur të vendosë për heqjen e vizave për Kosovën.

“Ekspertët konfirmuan se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian e ka vlerësuar punën e madhe dhe përkushtimin e Kosovës për reformat. Tani është në dorën e shteteve anëtare të Parlamentit Evropian për të vendosur për lëvizjen e lirë për Kosovën. Shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejtë”, ka shkruar Hahn.

E Kosovën për këtë lajm e ka uruar edhe Komisioni Evropian, nga i cili është vlerësuar se përpjekjet dhe angazhimet e Kosovës në këtë drejtim janë shpaguar me plotë meritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat