Thaçi: Vizat nuk janë dhuratë, por të merituara

Aktuale

Thaçi: Vizat nuk janë dhuratë, por të merituara

Nga: D.RR Më: 18 korrik 2018 Në ora: 17:02
Hashim Thaçi dhe Dimitris Avramopoulos

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dhënë një koment në llogarinë e tij në Facebook, pas rekomandimit pozitiv të Unionit Evropian për vizat.

Ai thotë se Liberalizimi i vizave është momenti më domethënës në rrugën evropiane të Kosovës deri në anëtarësimin e saj në BE dhe se ka filluar shembja e murit  të fundit të izolimit të një shoqërie të tërë evropiane, transmeton "Bota sot".

Postimi i plotë:

Vendimi i sotëm i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave përbën një moment historik dhe një njohje të përpjekjeve tona shumëvjeçare për ta çuar Kosovën në zemrën e Evropës. Liberalizimi i vizave është momenti më domethënës në rrugën evropiane të Kosovës deri në anëtarësimin e saj në BE. Sot ka filluar shembja e murit të fundit të izolimit të një shoqërie të tërë evropiane. Kjo nuk është një dhuratë, por një mirënjohje e punës së vështirë që e kemi bërë së bashku të gjitha institucionet tona, i gjithë spektri politik, opozita, qeveritë e kaluara, shoqëria civile, mediat, si dhe përgjegjësit e rendit e të ligjit. Është meritë e qytetarëve të Kosovës. Urime! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat