Pas rekomandimit pozitiv për vizat nga Komisioni Evropian, ministrja e integrimeve, Dhurata Hoxha, ka uruar qytetarët e Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se epoka e re e vendit dhe qytetarëve tashmë po merr dinamikën dhe orientimin e duhur, përcjell Bota sot.
“Urime dhe gëzuar”, ka shkruar ajo në Facebook.
Postimi i plotë i saj në Facebook:
Sot, qytetarët e Republikës së Kosovës, morën lajmin e shumëpritur, Rekomandimin pozitiv për vazhdimin e procedurave për lëvizjen e lirë.
Epoka e re e vendit dhe qytetarëve tanë, tashmë po merr dinamikën dhe orientimin e duhur, të pakthyeshëm, të procesit integrues, përafrimin me vlerat evropiane.
Lëvizja e lirë, do të jetë rast që vendi ynë, të përmbyll më shpejt procesin integrues euro-atlantik, duke marrë dhe adoptuar, vlerat më të mira për zbatimin e ligjit, për arsim, shëndetësi, ekonomi, ambient dhe të gjithë fushat e jetës së qytetarëve tanë.
Vlerat e popullit tonë, ishin, janë dhe mbeten, pjesë e traditës, mendësisë, kulturës dhe historisë evropiane. Lëvizja e lirë, do t’i fuqizoj këto vlera. Urime dhe gëzuar!