Veseli: Kosova e ka pritur shumë gjatë dhe i ka merituar vizat

Aktuale

Veseli: Kosova e ka pritur shumë gjatë dhe i ka merituar vizat

Nga: D.RR Më: 18 korrik 2018 Në ora: 16:28
Kadri Veseli

Kadri Veseli, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, e ka cilësuar lajm të mrekullueshëm rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai ka thënë se Kosova e ka pritur shumë gjatë dhe e ka merituar këtë vendim.

Ai tutje ka shkruar se angazhimi i Kosovës në rrugën evropiane duhet të vazhdojë edhe më tutje, dhe se tani i takon Bashkimit Evropian për t’ua lejuar qytetarëve kosovarë lëvizjen e lirë në zonën Schengen.

Postimi i plotë:

“Lajm i mrekullueshëm për Kosovën. Komisioni Europian rekomandon liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. E kemi pritur këtë vlerësim dhe e kemi merituar këtë vendim. Kemi bërë përparim të madh, një punë të jashtëzakonshme, por angazhimi ynë në rrugën europiane duhet të vazhdojë edhe më tutje. Tani, i takon BE-së për t’ua lejuar qytetarëve kosovarë lëvizjen e lirë në Zonën Schengen. Shpresojmë që edhe kjo të ndodhë sa më shpejtë, sepse e meritojnë qytetarët tanë. Urime!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat