Delegacion i lartë i FSK-së po qëndron në një vizitë në Gjermani

Aktuale

Delegacion i lartë i FSK-së po qëndron në një vizitë në Gjermani

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 16:11
Delegacioni ka vizituar edhe Departamentin për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Një delegacion i FSK-së po qëndron në një vizitë zyrtare në Gjermani.

 Zëvendësministri  Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së Rrahman Rama, gjatë vizitës në Qeverinë e Gjermanisë kanë realizuar takime të përbashkëta ku kanë biseduar për zhvillimet dhe arritjet e përgjithshme të FSK-së, avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për planet për avancim dhe bashkëpunim në të ardhmen.

Zyrtarët e lartë të Qeverisë Gjermane kanë konfirmuar mbështetjen për FSK-në dhe Kosovën, duke përkrahur  zhvillimin e  kapaciteteve profesionale të institucioneve të Kosovës për siguri  me qellim të  thellimit të bashkëpunimit me Gjermaninë dhe NATO-n, në këtë aspekt.

Delegacioni i FSK-së është pritur nga sekretari i shtetit  Thomas Silberhorn, zëvendësministër në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, kurse dje janë pritur nga  Betinna Cadenbach, drejtoreshë për Politikat e Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe drejtori për Planifikim në Ministrinë e Mbrojtjes, gjenerali Erhard Bühler.    

Delegacioni ka vizituar edhe Departamentin për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat