Ligjëruesi i Parisit jep alarmin pas takimit në Bruksel: Sot u rihap zyrtarisht statusi i Kosovës

Aktuale

Ligjëruesi i Parisit jep alarmin pas takimit në Bruksel: Sot u rihap zyrtarisht statusi i Kosovës

Nga: P.R Më: 18 korrik 2018 Në ora: 13:03
Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki përmes një shkrimi komentuar takimin e sotëm në Bruksel mes peridentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas tij, sot u rihap zyrtarisht statusi i Kosovës.

“O njerez, ajo foto nuk është tragjike se aty s’ka gra. Ajo foto është tragjike se aty u rihap zyrtarisht statusi i Kosovës. Edhe më tragjike duket fotoja kur dihet që statusin e Kosovës po e rihapin ata që e asfiksuan ëndrrën tonë për shtet normal. E dështuan shtetin dhe tash shkojnë kokëulur korridoreve evropiane për të gjetë rrugëdalje”, shkruan Kraki, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Vaki gjinore apo tragjedi politike?

Sa çudi që fotoja nga takimi i sotem i Brukselit analizohet veç si çështje gjinore. 
Delegacioni ynë burrnor përballë ekipit femëror te Mogherinit.

Ëoë çfarë tragjedie!

O njerez, ajo foto nuk është tragjike se aty s’ka gra. Ajo foto është tragjike se aty u rihap zyrtarisht statusi i Kosovës.

Edhe më tragjike duket fotoja kur dihet që statusin e Kosovës po e rihapin ata që e asfiksuan ëndrrën tonë për shtet normal.

E dështuan shtetin dhe tash shkojnë kokëulur korridoreve evropiane për të gjetë rrugëdalje.

Por mos harroni, rrugëdalja e tyre është RRUGËMBYLLJE për Kosovën.

•••
P.s. Tash ne kete moment tragjik me siguri vjen lajmi i mire per vizat. Opinioni gezohet, mediat e kryejne argatin e dreqit nderkohe qe dyshtetesia e Kosoves konfirmohet zyrtarisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat