Agim Kelmendi përkujtohet në 20 vjetorin e rënies

Aktuale

Agim Kelmendi përkujtohet në 20 vjetorin e rënies

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 12:58
Agim Kelmendi

Në Shtëpinë e Kulturës në Rahovec u mbajt akademia përkujtimore për dëshmorin Agim Kelmendi, për nder të 20 vjetorit të rënies së tij.

Me këtë rast u shfaq edhe dokumentari "Agimi i lirisë" i autorëve Myrvete Axhami dhe Qemajl Krasniqi.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha se kjo akademi përkujtimore nderon edhe familjet e tjera të dëshmorëve.

Ai foli edhe për kontributin e dëshmorit Agim Kelmendi. "Ishte Agim Kelmendi, luftëtari i orëve të para që me heroizëm i ndaloi forcat ushtarake, policore e paraushtarake serbe që të depërtojnë në Rahovec”, tha Latifi.

Ndërsa vëllau i dëshmorit  Halim Kelmendi tha se sot nuk është përvjetori i Agimit si vëlla i tyre, por si dëshmor i kombit

"Dëshmorët nuk janë vetëm të familjes, ata i përkasin përjetësisë, dhe me vet faktin e flijimit për liri, dëshmorët i përkasin gjithë kombit" , tha Kelmendi.

Kjo akademi përkujtimore u organizua nga komuna e Rahovecit dhe shoqatat e dala nga UÇK në kuadër të "Epopesë së korrikut 1998".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat