Haradinaj ngushëllon familjen Agani

Aktuale

Haradinaj ngushëllon familjen Agani

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 12:18
Sadije Agani

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Agani me rastin e vdekjes së Sadije Aganit, bashkëshortja e akademik Fehmi Agani.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se lajmi për vdekjen e Sadije Aganit e ka pikëlluar, ndërsa e ka kujtuar atë si mësuese të zellshme.

Postimi i Haradinajt:

Më pikëlloi lajmi i kalimit në amshim i Sadije Aganit. Si mësuese e zellshme dhe zonjë e nderuar, bashkëshortja e Dr. Fehmi Aganit, profesorit dhe ideologut të Lëvizjes Paqësore të Shqiptarëve të Kosovës të viteve ‘90, i ekzekutuar nga forcat serbe të sigurisë, do të kujtohet ndër breza. Familjarëve e miqve të familjes Agani, ngushëllime të sinqerta! RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat