Thaçi: Takimi i sotëm me Vuçiqin ishte më i vështiri në këto gjashtë vitet e fundit

Aktuale

Thaçi: Takimi i sotëm me Vuçiqin ishte më i vështiri në këto gjashtë vitet e fundit

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 11:37
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi është deklaruar pas takimit që pati me presidentin, Aleksandër Vuçiq.

Ai theksoi se ky takimi ishte më i rëndi në këto gjashtë vitet e fundit.

“Ka qenë takim i shkurtër, takim jo i lehtë, shumë i vështirë. Ma  i rëndi në këto gjashtë vitet e fundit. Nuk do të jetë e lehtë, takimet e ardhshme do të jenë edhe më të vështira. Ka qenë takim i rëndë, sepse Serbia ende mendon që Kosova është pjesë e saj, ende jeton me mentalitetin e së kaluarës”, ka thënë Thaçi pas takimit.

“Po punojmë maksimalisht që të arrijmë marrëveshje përfundimtare. Unë shoh dritë në fund të tunelit, por do të jetë e vështirë. Vuçiq duhet të kuptoj që Kosova është vend Sovran, por duhet të punojmë ende që të arrijmë marrëveshje përfundimtare”, ka theksuar tutje Presidenti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat