Kosova për herë të parë me delegacion të gjerë në dialog

Aktuale

Kosova për herë të parë me delegacion të gjerë në dialog

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 09:49
Kosova për herë të parë në fazën e fundit të këtij dialogu është duke u përfaqësuar një delegacion të gjerë, i përbërë nga Presidenti dhe liderët e partive të koalicionit.

Sapo ka filluar takimi ndërmjet delegacionit të Kosovës, i prirë nga Presidenti Thaçi me përfaqësuesen e BE-së, Frederika Mogherini.

Kosova për herë të parë në fazën e fundit të këtij dialogu është duke u përfaqësuar një delegacion të gjerë, i përbërë nga Presidenti dhe liderët e partive të koalicionit.

Në këtë takim do të diskutohet për modalitetet e fazës së fundit të dialogut me Serbinë.

Kp mëson se mbrëmë delegacioni i Kosovës është takuar me përfaqësues të lartë të departamentit të shtetit amerikan, të cilët kanë kërkuar dinamizmin e dialogut.

Në orët në vazhdim, pritet të ketë edhe një takim ndërmjet Presidentit Thaçi dhe atij të Serbisë, Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat