Zëvendësministri i MPJ-së thotë se janë të panevojshme

Aktuale

Zëvendësministri i MPJ-së thotë se janë të panevojshme

H.O. Nga H.O. Më 18 korrik 2018 Në ora: 09:24
Pamje nga takimi

Sot liderët politikë të Kosovës janë takuar në mëngjes me përfaqësuesit e lartë të BE-së, në Bruksel, përfshirë edhe Federica Mogherini. Siç flitet, ndërmjet dy palëve do të diskutohet rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.

Zëvendëministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj në një prononcim për “Bota sot”, thotë se nuk është i nevojshëm numri i madh i përfaqësuesve politik në Bruksel, sepse rezultati i këtij dialogu varet nga trysnia e liderëve të BE-së ndaj Serbisë.

Image
Gjergj Dedaj

“Ekskurzioni i liderëve kosovarë në Bruksel nuk do të sjellë asgjë spaktakulare sepse rezultati i epilogut të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mvaret nga numri i madh, i panevojshëm dhe qesharak i antarëve të delegacionit kosovarë, por nga trysnia e liderëve të BE ndaj Serbisë dhe gatishmëria eventuale e Vuqiqit për të pranuar realitetin e ri në Kosovë.  Pra, liderët e shumtë kosovarë të cilët ia kanë mësyer Brukselit, këtë e kanë bërë nga nostalgjia, interesat meskine personale e partiake gjoja po bëjnë historinë nëse marrin lajmin e mirë për vizat dhe ky është mjerimi i tyre politik”, thotë Dedaj.

Ai thotë më tutje se se historia është bërë në kohën e Presidentit Rugova dhe më luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Historia është bërë në vitet e 90-ta me lëvizjen politike të udhëhequr nga ish presidenti historik Rugova dhe në vitet 1998-1999 me luftën heroike të UÇK-së e cila solli Konfrencën e Rambujesë dhe ndërhyrjen e NATO-së”, thekson ai.

Dedaj thotë më tutje se çështja e vizave është bërë një lojë, që mund të zgjidhet edhe pa shku në Bruksel me avion privat e ekskurzione politike.

“Loja me viza është një karrem për trurin e peshkut sepse vizat hiqen edhe pa ia msy Brukselit me avion privat e ekskursione politike. Është koha e fundit që liderët kosovarë nëse vërtetë janë liderë shtetërorë të sjellën më seriozisht, më të matur dhe të mos bëjnë gjeste afoleshente para opinionit kosovarë dhe as atij ndërkombëtarë”, thotë zëvendësministri Dedaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat