Incident me avionin e Pacollit: Veseli, Haradinaj e Limaj për pak përfunduan në Serbi

Aktuale

Incident me avionin e Pacollit: Veseli, Haradinaj e Limaj për pak përfunduan në Serbi

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 00:00
Delegacioni i Kosovës

Delegacioni i Kosovës në krye me Presidentin e vendit Hashim Thaçi është nisur sot për në Bruksel për takimin e radhës të bisedimeve në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë- Serbi.

Ish-bashkëpuntori i UDB-së, Baton Haxhiu i cili ka qenë bashkë me ta në avion, ka bërë të ditur lajmin duke thënë se avioni privat i Pacollit, me të cilin ndodhej delegacioni kosovar, kishte pasur një incident në vijën ajrore që e kishte nxjerr në territorin e Republikës Serbe të Bosnjës, hapësirë ajrore e cila kontrollohet nga Serbia.

Klan  është duke përcjellur ekskluzivisht rrugëtimin e tyre ndërsa ka siguruar dhe një fotografi të momentit pak para se avioni të devijonte orientimin në destinacionin e paraparë.

Aty shihen duke biseduar Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, përballë tij Kryeministri Ramush Haradinaj si dhe në anën e kundërt të tyre, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Zëvendësministri Fatmir Limaj.

Avioni i delegacionit të Kosovës për shkak të një pakujdesie nga ana e pilotit, ka devijuar rrugën duke hyrë për herë të parë me krerë të lartë shtetërorë në territor të Serbisë.

Ky incident ka përfunduar pa ndonjë telash pasi nga ana e Zëvendëskryeministrit Pacolli është vërejtur në kohë, se territori nuk ngjanë me destinacionin në të cilin ata kanë agjendën e paraparë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat