Debat i ashpër për vendosjen ose jo të shtatores së Anton Çetës në oborrin e Institutit Albanologjik

Aktuale

Debat i ashpër për vendosjen ose jo të shtatores së Anton Çetës në oborrin e Institutit Albanologjik

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 23:34
Hysen Matoshi dhe Riza Krasniqi

Një debat i ashpër është zhvilluar për (mos) vendosjen e shtatores së profesorit dhe veprimtarit Anton Çeta në oborrin e Institutit Albanologjik.

Në emisionin “Debat Plus  kanë përplasur argumentet kryetari i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi dhe Riza Krasniqi nga Këshilli Organizativ për vendosjen e shtatores së Anton Çetës.

Matoshi ka thënë se modeli i pranuar është që para Institutit Albanologjik të bëhet një obelisk, që do të përfshijë ngjarje të rëndësishme kombëtare dhe ngjarje të rëndësishme kulturore.

Sipas tij, vendi është i papërshtatshëm për vendosjen e shtatores së Anton Çetës, pasi aty do të zgjerohet edhe më tej rruga dhe aty kalojnë gypa të sistemit të ngrohjes dhe kanalizimit.

Por, Riza Krasniqi nga Këshilli Organizativ për vendosjen e shtatores së Anton Çetës ka reaguar ndaj Matoshit, duke i kërkuar atij që ata të thonë publikisht “po”, pastaj Komuna e Prishtinës nëse e sheh të arsyeshme le ta refuzojë.

“Thuani ju po. Le të thonë këta të Kuvendit Komunal jo. Problemi është te ju, nuk është te Komuna e Prishtinës”.

Matoshi ka thënë se Instituti Albanologjik e ka dhënë një përgjigje për këtë çështje.

“Në oborrin e këtij institucioni nuk ka hapësirë për një shtatore”, ka deklaruar i prerë kryetari i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat