Vdiqën disa ditë para nisjes për Kosovë

Aktuale

Vdiqën disa ditë para nisjes për Kosovë

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 21:58
Pamje nga aksidenti

Pak ditë u kishin mbetur Memajve nga Lluka e Epërme e Deçanit, t`i gëzoheshin vizitës së Valonit 26 vjeçar që jetonte në gurbet tash e sa vite.

Por, 26-vjecari së bashku me dy vajzat Luisën dhe Albinën u përfshi në një aksident të tragjik në Gjermani.

Nga përplasja e kamionit me veturën, mbetën të vdekur, Valoni, vajza e tij 4 vjecarja, ndërsa Albina 3-vjece po lufton ende për jetën në spitalin e Freiburgut.

Në vend se ta prisnin atë e familjen e tij, ata hapen dyert për të pritur njerëz për të pame.

Valoni me Luisen do të vijnë në Kosovë, për t`u varrosur në atdhe.

Familja e tij e ngushtë pritet që këtë javë të vijë në Kosovë së bashku me trupat e të ndjerëve.

Në momentin kur ndodhi aksidenti ai ishte në makinë me të dy vajzat.

Ndërkaq, Albina që u dërgua me helikopter në spital, tashmë është në gjendje të rëndë. 

Axha i tij, duke folur për FRONTAL e kujton në mënyrë të veçantë nipin e tij që kur ishte foshnje kishte shkuar me familjën e tij në Gjermani.

Motivet që kanë quar deri te aksidenti sipas autoriteteve gjermane mbeten ende të paqarta.

Policia është ende në kërkim të dëshmitarëve për të hedhur dritë mbi atë se si ndodhi tragjedia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat