Anëtari i VV-së ka dy fjalë për Mustafa Nanon: Kombi nuk ka nevojë për shërbimet e tij

Aktuale

Anëtari i VV-së ka dy fjalë për Mustafa Nanon: Kombi nuk ka nevojë për shërbimet e tij

Nga: N.H Më: 17 korrik 2018 Në ora: 20:36
Lëvizja Vetëvendosje

Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklarimeve të analistit Mustafa Nano.

Rrustemi thotë se Nano dhe jo vetëm ai janë shprehje e pështirë se çfarë prodhon media si sensacion, si puqje interesash të dyanshme.

Ja postimi i plotë i Rrustemit:

Mustafa Nano, por jo vetëm ai janë shprehje e pështirë se çfarë prodhon media si senzacion, si puçje interesash të dyanshme.

Nga perspektiva intelektuale, Nano dhe shumë të tjerë andej dhe këndej, kur s'kanë arritur as të përvetësojnë, e aq më pak të krijojnë dicka të mirëfilltë artistike, shkencore a intelektuale, kanë nisur të gjurmojnë se çfarë provokon, fyen apo mohon një shumësi kolektive, si keqpërdorim të qëllimshëm të asaj çfarë njihet si guxim intelektual për ta thënë të vërtetën.

Kombi shqiptar kudo, nuk ka fare nevojë për shërbimet e Nanos dhe sillojit të tij, por ama nuk mund të lejohet që të keqpërdoret gjuha shqipe për të shpërndarë propagandë antishqiptare, që në pikë të fundit i shërben politikave të shteteve përreth shqiptarëve e kundër shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat