Shtyhet deri në shtator gjykimi ndaj Azem Sylës, kjo është arsyeja

Aktuale

Shtyhet deri në shtator gjykimi ndaj Azem Sylës, kjo është arsyeja

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 18:30
Azem Syla

Gjykimi ndaj Azem Sylës dhe të akuzuarve të tjerë në rastin “Toka” ka dështuar për të tretën herë me radhë.

Shkak për dështimin e seancës të kësaj të hëne është bërë mungesa e prokurorit të rastit, Abdurrahim Islami.

Përveç prokurorit kanë munguar edhe dy nga të akuzuarit, Ilaz Syla dhe Mustafë Haliti.

Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, ka thënë para të pranishmëve se prokurori e ka lajmëruar paraprakisht për mungesën. Krejt kjo, me arsyetimin se është i caktuar në një seancë tjetër në Mitrovicë dhe se “nëse atje do të kryhej me kohë, do të mund të merrte pjesë edhe në seancën në Prishtinë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur”.

Kalludra ka thënë se për të akuzuarin Ilaz Syla do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim, pasi sipas tij, nuk e ka arsyetuar mungesën në seancën e së hënës.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 3 shtator 2018, duke filluar nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat