Gashi me ministrin britanik flasin për luftën kundër terrorizmit

Aktuale

Gashi me ministrin britanik flasin për luftën kundër terrorizmit

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 16:48
Bejtush Gashi, ka pritur në takim, lordin Tariq Ahmad

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim, lordin Tariq Ahmad, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Me këtë rast ministri Gashi i njoftoi për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sa i përket sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë dhe për përpjekjet që po bëhen në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit etj.

Të dy bashkëbiseduesit theks të veçantë i vunë sfidës së luftimit të ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm. Në takim u diskutuan përpjekjet që ka bërë Republika e Kosovës në menaxhimin e terrorizmit, sidomos me programet për de-radikalizmin  e personave të kthyer nga zonat e luftës.

Ministri Gashi falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë në konsolidimin e Republikës së Kosovës, sidomos ndihmën në avancimin e institucione të sigurisë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat