Jep dorëheqje zëvendësministri i MZHE-së

Aktuale

Jep dorëheqje zëvendësministri i MZHE-së

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 12:28
Qeveria Haradinaj

Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besnik Beka, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Këtë e ka konfirmuar për media vetë Beka i cili edhe ka dhënë arsyet se pse është larguar nga detyra e tij.

“Mund të ju konfirmoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit në MZHE. Kryeministri kohë më parë na ka ftuar në takim për të raportuar në lidhje me punët që na janë ngarkuar, mirëpo ky takim ishte shumë formal. Takimi nuk ka dhënë asnjë rezultat dhe si i tillë nuk  jam i interesuar të punoj me këtë dinamikë të qeverisjes së ministrit Lluka, dinamikë kjo që po diktohet nga partitë tjera, por vetëm nga AKR-ja jo, dhe në këtë mënyrë nuk po zbatohet plan-programi i AKR-së”, deklaroi Beka.

Vlen të theksohet se Beka kishte marrë pozitën e zëvendësministrit në MZHE para tetë muajve.

Beka në zgjedhjet e fundit lokale kishte qenë bartës i listës së asambleistëve të AKR-së në Mitrovicë dhe Shef i Shtabit Zgjedhor të Agim Bahtirit, në garën për kryetar të Mitrovicës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat