Lansohet programi për financimin e sektorit privat

Aktuale

Lansohet programi për financimin e sektorit privat

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 07:32
Prishtinë

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, marrin pjesë në “Lansimi i Programit për financimin e NVM-ve dhe bizneseve fillestare Start-up”.

Kjo ngjarje organizohet nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe ka për qëllim promovimin e "Programit për financimin e NVM-ve dhe bizneseve fillestare “Start-up”.

Programi është mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për sektorin privat dhe të rinjtë dhe ka për qëllim përkrahjen e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në funksion të fuqizimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat