Franca ka tri mesazhe për Serbinë, një të dhembshëm

Aktuale

Franca ka tri mesazhe për Serbinë, një të dhembshëm

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 14:04
Frederic Mondoloni

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një ditë para se të shkojë në Bruksel më 18 korrik për takim me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi, do të qëndrojë në Paris për t’u takuar me kryetarin francez Emmanuel Macron.

Franca, siç përcjell gazeta serbe, me këtë rast do t’ia përcjellë Vuçiqit të paktën tri mesazhe, nga të cilët, siç thotë, njëri do të jetë i dhembshëm.

Mesazhi i parë ka të bëjë me zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale që po ecin gjithnjë e më mirë në fushat ekonomike, politike e kulturore.

Mesazhi i dytë është përkrahja e Francës për Serbinë në rrugën e saj evropiane.

Mesazhi i tretë, siç ka thënë ambasadori francez në Beograd Frederic Mondoloni është tema e dhembshme që ka të bëjë me Kosovën dhe me ripërtëritjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Shpresojmë që ky dialog do të sjellë ndonjë rezultat dhe përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Mondoloni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat