"Reforma zgjedhore do ta avanconte sistemin zgjedhor"

Aktuale

"Reforma zgjedhore do ta avanconte sistemin zgjedhor"

Nga: H.O. Më: 15 korrik 2018 Në ora: 07:19
Pamje nga takimi

Zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi përmes një postimi në Facebook ka treguar për takimin e djeshëm me përfaqësues të KDI-DnV në kuadër të projektit #CdoVoteVlene.

Dushi shkruan se në takim janë përqëndruara rreth reformës zgjedhore, sipas të cilit nevojitet një kohë e mjaftueshme dhe e përshtatshme.

Postimi i plotë:

Takimi me KDI/DnV në kuadër të projektit #CdoVoteVlene

Diskutimi është përqëndruar tek rëndësia e reformës zgjedhore, gjatë së cilës do të mund të trajtoheshin çështje me rëndësi për vetë sistemin zgjedhor por edhe aspekte tjera teknike e organizative të cilat do ta avanconin sistemin tonë zgjedhor akoma më shumë.

Natyrisht për një reformë të mirëfilltë zgjedhore nevojitet kohë e mjaftueshme dhe më e përshtatshme!/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat