Njerëzit e UDB-së në LPK kanë “gisht” në vrasjen dhe zhdukjen e Xhavit Hazirit dhe Hafir Shalës?

Aktuale

Njerëzit e UDB-së në LPK kanë “gisht” në vrasjen dhe zhdukjen e Xhavit Hazirit dhe Hafir Shalës?

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 14 korrik 2018 Në ora: 18:12
Hafir Shala, Xhavit Haziri

“Vetëm me bashkimin e të gjithë potencialit kombëtar fitohet pavarësia, atëherë do ta kemi më lehtë dhe më afër ditën kur do ta kurorëzojmë Kosovën Republikë të Pavarur”, kjo është njëra nga thëniet e Xhavit Hazirit, i cili bashk me Hafir Shala janë dy figura politike të zhdukura që nga koha e luftës në Kosovë.

Këto personalitete të rëndësishme të çështjes kombëtare shqiptare thuaja kurrë nuk kujtohen prej institucioneve të Kosovës sipas respektit që e meritojnë.

Këta dy së bashku me Ukshin Hotin, që ishin veprimtarë të çështjes sonë kombëtare, thuhet se u rrëmbyen e u zhdukën nga policia ish-UDB-ja famëkeqe.

Image
Naim Miftari

Ish eprori i lartë i UÇK-së, G2, TMK-së, Policisë së Kosovës dhe pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se vrasja e Xhavit Haziri, dhe shumë bashkëluftëtarëve të tij, janë bërë të koordinuara nga Beogradi dhe të ndonjë “mini qendre” interesi të bashkëpunëtorëve të UDB-së.

“Vrasja apo zhdukja e Ukshin Hotit, Enver Malokut, Meh Ukës, Fehmi Aganit, Xhavit Haziri, Hafir Shalës, Bahadin Hallaqit, Remzi Hoxhës, Ilir Konushevcit por edhe vrasjet e koordinuara të Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Muj Krasniqit e shumë vrasje të tjera të koordinuara nga Beogradi, por edhe të ndonjë mini qendre interesi i bashkëpunëtorëve të UDB-së, që kanë qenë shqiptar, bëhet pyetja se po të ishin gjallë këta persona dhe shumë atdhetarë të tjerë si Isuf Gërvalla, dhe shumë nacionalistë shqiptarë të vrarë a do të ishte Kosova sot në këtë gjendje se ku gjendet sot”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai thekson se populli ynë qëllimi i Beogradit ka qenë vrasja e dijes, luftës, dhe nacionalizmit shqiptar.

“Është shumë interesant se shumë vrasje dalin rreth LPK-së, dihet se pas vitit 1993 LPK-ja nuk ka qenë si ajo LPK-ja e më hershme. Këtë e them me plotë bindje se serbet din shumë gjëra dhe kanë pas lojtarë të tyre, sikurse në Lëvizjet e tjera, por sidomos ishin prezent në LPK, ku po të njëjtit lojtarë serb eliminuar shumë nacionalistë dhe atdhetar të LPK-së për të ia hapur rrugën vetes. Prandaj, duhet shikuar se ku jemi ne sot si shtet dhe si shoqëri, serbet kurrë nuk kanë qenë ma me ndikim sesa sot, para luftës ata kanë qenë në pushtet, por si pushtues, sot janë kinse si aleat të Kosovës. Pra personat e UDB-së kanë pas qëllim me marr LPK në dorë përmes njerëzve të tyre, pastaj me kontrolluar rezistencën e armatosur të UÇK-së”, thekson Miftari.

Ai thotë se, edhe në LPK ka pas njerëz të fort e të pastër, por grupi tjetër i Rognerit ka qenë në dorë të UDB-së, i cili e ka marr LPK-në në dorë me ndihmën e UDB-së.

Sipas tij, deri në ditët e sotme mjerisht nuk dihet për fatin e Hazirit e për të qenë e keqja edhe më e madhe as për një numër jo të vogël të qytetareve të vendit tonë, shumica me emra të njohur për të mirë.

“Situata e tillë është karakteristike për vendet në të cilat nuk sundon ligji çfarë mjerisht është edhe i yni. Në rrethana ca më normale të funksionimit të shtetit të së drejtës jo se do të dihej për fatin e z. Hazirit e jo pak të tjerëve të statusit të njëjtë, por do të diheshin rrethanat e rasteve, aktoret e prapaskenave monstruoze e keqbërëse, si dhe do të ishin të ndëshkuar konformë me ligjin”, thotë Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat