Punime të fshehta në murin e Ibrit

Aktuale

Punime të fshehta në murin e Ibrit

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 15:53
Mitrovicë

Vikendi po shfrytëzohet për betonim në urën e Ibrit, pasi që gjatë ditës së sotme kanë filluar punimet në pjesën veriore të urës së Ibrit në Mitrovicë.

Nga informatat që ka siguruar Kp,  bëhet e ditur se janë duke u vendosur armatura më qëllim të betonimit edhe për 70 centimetra më shumë se që ka qenë. Ndërsa kompania, e cila po kryen punimet është ajo e Rade Steviqit.

Siç dëshmon edhe fotoja, punishtja është mbyllur, duke e mbajtur fshehtë atë.

Përndryshe, ka më shumë se një vit kur përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Maja Kocijancic, ka thënë se do të jetë një shkallë që lidhë unazën me zonën e këmbësorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat