“Pashallarët e luftës po bëjnë gara se cili më parë po takohet me serbët”

Aktuale

“Pashallarët e luftës po bëjnë gara se cili më parë po takohet me serbët”

Nga: A.ZH Më: 14 korrik 2018 Në ora: 14:49
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Profesor doktor Binak Maxharraj Binak Maxharraj, ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të liderëve shtetërorë, të cilët kanë arritur marrëveshje dje që të takohen me përfaqësuesen e Bashkimit Evropian Federica Mogherini, javën e ardhshme në Bruksel.

Maxharraj në një reagim të dërguar për “Bota sot”, ka thënë se ish-presidentin Rugova e kritikonin pse  detyrohej të takohej me serbët, derisa liderët e tanishëm, “bëjnë gara se cili të takohet më parë me serbët”.

Sipas tij, liderët vendorë kënaqen me ata serbë, mirëpo për ta veriu i Kosovës, mbetet “mollë e ndaluar”.

Reagimi i plotë:

Dikur, e sidomos gjatë luftës por edhe pas luftës këta "pashallarët" e luftës e kritikonin, e kërcënonin deri me vdekje Presidentin Ibrahim Rugova, sepse atë pa dëshirën e tij e rrëmbenin për t’u takuar me serbët. Në të u bënë edhe disa atentate për ta heqë nga skena politike, por falë fatit dhe Zotit, ai iu shpëtoi.

Sot këta keta "pashallarët"e luftës po bëjnë gara se cili me parë po takohet me serbët, anipse shumica prej tyre janë kriminelë, e mbajnë peng veriun, kurse këta tanët kënaqen duke u takuar me ta. Ndonjëri prej tyre edhe i viziton përmendoret e serbëve dhe përkulet para tyre edhe pse në ato përmendore ishin serbët që kishin bërë krime dhe masakruar shqiptarët gjatë luftës.

Kënaqën kur takohen me ta, hanë dreka e darka me ta, dalin në foto me ta. Takohen me ta zyrtarisht dhe jo zyrtarisht. Por, anipse takohen me ta, është një vend ku këta tanët nuk guxojnë të takohen me ta, është Veriu i Kosovës qe për këta tanët është "mollë"e ndaluar, në stilin mos prek kjo këndej Ibrit nuk është e juaja, por është e jona dhe këmba nuk guxon të iu shkelë këndej./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat