Flet Flamur Gashi fotografia e të cilit u keqpërdor në Amerikë për të mashtruar një plakë - Bota Sot
Flet Flamur Gashi fotografia e të cilit u keqpërdor në Amerikë për të mashtruar një plakë

Aktuale

E enjte, 20 shtator 2018

Flet Flamur Gashi fotografia e të cilit u keqpërdor në Amerikë për të mashtruar një plakë

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 12:43
Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Bosnjë, Flamur Gashi

Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Bosnjë, Flamur Gashi, ka thënë se është njoftuar lidhur me një mashtrim që dikush ka bërë në Amerikë duke keqpërdorur fotografinë e tij. Ka thënë se do të shikojë mundësitë për të angazhuar edhe avokat për të zgjidhur këtë çështje.

Megjithëkëtë, ai ka thënë se është gëzuar që është zbuluar rasti në mënyrë që të mos ketë më mashtrime ndaj njerëzve të tjerë.

“Do të bisedoj me një avokat, mikun tim në Amerikë. Mbrëmë e kam marrë vesh. M’u duk pak absurde”, ka thënë Gashi, të shtunën.

“Më vjen mirë që është zbuluar kjo ngjarje dhe të mos ketë viktima”, ka shtuar ai.

Siç raporton dailymail, një  e ve nga Orlando ka humbur të gjitha kursimet e jetës së saj, pasi u mashtrua nga një person i cili përdorte fotografinë e Flamur Gashit, vëllait të deputetit të LDK-së, Arben Gashit.

Siç shkruan Daily Mail, Diane Standish nga ky mashtrim humbi plot 270 mijë dollarë.

Ajo thotë se ajo ra në dashuri me njeriun që e njihte si Darnell ‘Jerry’ Michael pasi u takuan në platformën online www.match.com.

Por, fytyra me të cilën ajo ra në dashuri ishte e Flamur Gashit, ish-ambasador në Bosnje, i cili është i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në Shqipëri, ku ka pozitën e Këshilltarit të Presidentit.

Standish tha se nuk kishte rezerva kur Michael filloi ta pyeste për paratë, pak pasi filluan të flisnin.

“Unë kurrë nuk mendova se dikush mund të bjerë në dashuri me dikë në telefon”, thotë ajo.

“Por për disa arsye, ai thoshte vetëm gjërat e duhura për mua”. “Unë kam biseduar me miliona njerëz të cilët thanë se u takuam në eHarmony dhe në www.match.com dhe ata janë të lumtur të martuar, kështu që unë nuk kam ndonjë arsye për ta vënë këtë gjë në dyshim”. Standish tha se i dërgoi paratë Michaelit, sepse ai i tha asaj se do të shkonte në Orlando dhe të martohej me të.

Aktualisht  Ambasador Gashi është Këshilltar per Çështjet e Rajonit, i Presidentit te Shqipërisë Ilir Meta, pas kthimit nga Bosnja ka qene për tri vite Këshilltar i Presidentit Bujar Nishani.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test