Ministri i Arsimit jep një lajm të rëndësishëm për studentë e profesorë

Aktuale

Ministri i Arsimit jep një lajm të rëndësishëm për studentë e profesorë

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 00:25
Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi ka shkruar pasi sot Qeveria ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi Pjesëmarrjen në “ERASMUS +”, Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.

Sipas Bytyqit, kjo marrëveshje hapë rrugë për studentët dhe profesorët, institucionet, organizatat dhe individët të cilët me nënshkrimin e kësaj janë të barabartë me konkurruesit tjerë të vendeve anëtare të BE-së.

“Me nënshkrimin e kësaj Marrëveshje i kemi ofruar mundësi të rinjve tanë, studentëve dhe mësimdhënësve tanë, që të përfitojnë nga ky program dhe do të ndihmohet forma e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare, e cila është tejet e nevojshme, gjithashtu theksova se me kombinimin e zyrës së “Erasmus+” në Kosovë dhe asaj në Bruksel, do të kemi mundësi të mobilitetit të studentëve tanë, për stafin mësimdhënës dhe për trajnime të ndryshme”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e tij.

Postimi i plotë:

Lajm i rëndësishëm për studentë profesorë dhe jo vetëm!

Gjatë mbledhjes së sotme, Qeveria miratoi Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS + “, Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), në bazë të legjislacionit në fuqi, me kohë kishte zhvilluar të gjitha procedurat e parapara për aprovimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS + “,.

Kjo Marrëveshje hapë rrugë për studentët dhe profesorët, institucionet, organizatat dhe individët, të cilët me nënshkrimin e kësaj marrëveshje janë të barabartë me konkurruesit tjerë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Me nënshkrimin e kësaj Marrëveshje i kemi ofruar mundësi të rinjve tanë, studentëve dhe mësimdhënësve tanë, që të përfitojnë nga ky program dhe do të ndihmohet forma e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare, e cila është tejet e nevojshme, gjithashtu theksova se me kombinimin e zyrës së “Erasmus+” në Kosovë dhe asaj në Bruksel, do të kemi mundësi të mobilitetit të studentëve tanë, për stafin mësimdhënës dhe për trajnime të ndryshme.

MAShT do të ndihmojë institucionet tona që sa më mirë t’i shfrytëzojnë këto fonde, dhe jam i sigurt se më këtë po i hapet perspektivë ndërkombëtarizimit të arsimit të Kosovës dhe do të jetë një rrugëtim më i lehtë drejt integrimit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat