Kurti takohet me studentë të Universitetit Veror

Aktuale

Kurti takohet me studentë të Universitetit Veror

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 21:40
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim studentë vendor dhe ndërkombëtarë që po marrin pjesë në Universitetin Veror pranë Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.

“Ishte interesante të flisnim bashkë me studentët për temat që kanë lidhje me të majtën dhe social-demokracinë, me dallimet mes nacionalizmit ekspansionist e hegjemonist dhe atij çlirimtar e antikolonialist, si dhe për dallimet mes partive politike populiste dhe lëvizjeve politike popullore. Ne i inkurajojmë studentët t’i kryejnë punimet e tyre kërkimore mbi këto tema dhe për Kosovën, e pse jo edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, si dhe domethënien dhe ndikimin në popull e në zhvillimet socio-politike në Kosovë”, ka thënë kurti në një postim në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat