Limaj: S’ka ekip negociator, në Bruksel takohemi me Mogherinin dhe kthehemi me lajme të mira - Bota Sot
Limaj: S’ka ekip negociator, në Bruksel takohemi me Mogherinin dhe kthehemi me lajme të mira

Aktuale

E shtunë, 21 korrik 2018

Limaj: S’ka ekip negociator, në Bruksel takohemi me Mogherinin dhe kthehemi me lajme të mira

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 20:33
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka folur lidhur me shkuarjen e tij në Bruksel më 18 korrik së bashku me presidentin Hashim Thaçi dhe përfaqësues të tjerë të shtetit.

Ai ka thënë se nuk është formuar asnjë Ekip Negociator, duke bërë me dije se në Bruksel po shkojnë për të treguar se janë të bashkuar për hir të Kosovës. Thotë se në takimin që është bërë me përfaqësuesit e koalicionit qeverisës nuk është diskutuar fare formimi i Grupit Negociator.

Limaj ka dhënë detaje edhe për takimet që do të ndodhin në Bruksel.

“Nuk është asnjë bindje apo diçka e tillë. Ne të mërkurën do të udhëtojmë si përfaqësues të shtetit  dhe ky nuk është ndonjë Ekip Negociator. Ne edhe sot në takimin që e kemi zhvilluar me përfaqësuesit e koalicionit qeverisës nuk kemi fol për Ekip Negociator, jemi pajtuar që në Bruksel të shkojmë si përfaqësues të shtetit dhe të flasim atje për çështjet e vendit. Do të flitet kryesisht për vizat dhe tema të tjera. Shkuarja në Bruksel ka të bëjë me faktin se ne si shtet i Kosovës po tregojmë se jemi për dialog dhe se nuk jemi kundër dialogut ”, ka thënë Limaj sonte.

Limaj ka thënë se Ekipi Negociator do të bëhet kur të votohet në Kuvendin e Kosovës.

“Në presim që në ditët në vazhdim pas bisedimeve mes pozitës dhe opozitës të bëhet Grupi Negociator dhe më pas të fillojë dialogu me Serbinë. Pasi të behët ky Grup ne edhe do të flasim për tema konkrete në Bruksel”, tha Limaj.

Ai ka treguar se të mërkurën ata do të takohen vetëm me Federica Mogherini, por jo edhe me Aleksandër Vuciqin. “Jo, jo. Ne nuk do te takohemi me Vuciqin. Ne do të takohemi vetëm me Mogherinin më të cilën do të flasim për shumë tema që janë në të mirë të qytetarëve të vendit”, tha ai. Limaj është i bindur se nga Brukseli do të sjellin lajme të mira për qytetarët e Kosovës.

“Do të kthehemi me lajme të mira për vendin. Do të këtë lajme të mira për qytetarët sa i përket çështjes së vizave”.

Pak orë më parë  udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës: Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli,  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministri dhe Ministër për Diasporë dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi, sot në një takim të përbashkët, vendosën që të mërkurën, më 18 korrik, të takojnë Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini në Bruksel.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test