Ish-drejtori i privatizimit: Kam kundërshtuar lirimin e ndërmarrjes ‘FAN’ nga monitorimi

Aktuale

Ish-drejtori i privatizimit: Kam kundërshtuar lirimin e ndërmarrjes ‘FAN’ nga monitorimi

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 19:56
Pamje nga seanca

Në pjesën e pasdites, në gjykimin ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Naser Osmani dhe shtatë të akuzuarve të tjerëve, që lidhet me privatizimin e fabrikës “FAN” në Podujevë, mbrojtjen e ka dhënë i akuzuari Shkelzen Lluka, ish-drejtor i APK-së.

Në lidhje me pretendimet e prokurorisë se i akuzuari Shkelzen Lluka nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në lidhje me vendimin e bordit për të liruar ndërmarrjen FAN nga privatizimi, i akuzuari tha se ai me datën 20 korrik të vitit 2011 në mbledhje të bordit e kishte kundërshtuar një gjë të tillë.

Këtë kundërshtim të tijin në atë mbledhje ai e bazoi duke e lexuar procesverbalin e asaj mbledhje.

“Z. Lluka nuk ishte në favor të lirimit, ai tha se blerësi e ka fituar kontratën e spin off-it special bazuar në zotimet e veta të cilat askush nuk e ka detyruar të i bëjë ashtu që ai duhet të i përmbush zotimet e tij dhe të mos paraqes investime jo relevante si investime të duhura, ai theksoi se sipas standardeve të auditimit investimet e bëra jashtë territorit të ndërmarrjes nuk mund të pranohen si investime”, thuhej në procesverbalin e mbledhjes së 36 të bordit të datës 20 korrik 2011, gjatë së cilës është diskutuar në lidhje me çështjen e lirimit të ndërmarrjes FAN nga monitorimi, shkruan kallxo.

Në bazë të këtij procesverbali, Lluka tha se dëshmohet se menaxhmenti i AKP-së asnjëherë nuk është pajtuar që investimet e bëra jashtë territorit të ndërmarrjes të pranohen si investime kapitale në ndërmarrjen e re, dhe se një gjë e tillë është mbështetur edhe nga opinioni i departamentit ligjor sipas të cilit investimet jashtë zonës gjeografike të ndërmarrjes nuk mund të pranohen.

Por Lluka shtoi se në bazë të ligjit bordi nuk ka qenë i detyruar që të i marrë për bazë rekomandimet e menaxhmentit pasi që ka qenë në dorë të bordit që të vendoste në raport me çështje të caktuara.

I akuzuari Shkelzen Lluka deklaroi se në bazë të angazhimit të ekspertit ligjor nga Britania e madhe për interpretimin e të gjitha kontratave me spinfof special, rekomandimi ka qenë që ndëshkimet ndaj ndërmarrjes FAN nuk kanë qenë të aplikueshme pasi që kontratat kanë qenë të nënshkruara në bazë të ligjit anglez e jo të atyre në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat