“Dullë mos e bo t’madhe, se këta t’hynë në gjysmë t’natës n’oborr e ta reshin allti”

Aktuale

“Dullë mos e bo t’madhe, se këta t’hynë në gjysmë t’natës n’oborr e ta reshin allti”

Nga: A.M. Më: 13 korrik 2018 Në ora: 18:33
Daut Haradinaj dhe Armend Zemajt

Analisti politik, Nexhat Haziri ka komentuar debatin e zhvilluar në Kuvendin e Kosovës ndërmjet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ai i LDK-së, Armend Zemajt dhe atij të AAK-së Daut Haradinaj. Më pas ky i fundit i ia godit mikrofonin Zemajt derisa ai po fliste gjatë seancës të së enjtes.

Ai në postimin e tij në Facebook ka thënë se “Dullë mos e bo t’madhe këtë punë, se këta me bo me iav qu zoti atë mene, t’hynë në gjysmë t’natës n’oborr e ta reshin allti”.

Postimi i plotë:

Daut Haradinaj, provokon deputetin e LDK’së Armend Zemajn

Gjatë gjatë ditës, shefi i Grupit Parlementar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka publikuar një video ku shihet deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, duke ia goditur mikrofonin deputetit të LDK’së Armend Zemajt. Hoti shkroi se deputetët e AAK’së, përvec gjuhës joparlamentare ndaj LDK’së, tash po provokojnë fizikisht. “Deputetet e koalicionit te pakices, ne vecanti ata nga AAK, vazhdimisht kane perdorur gjuhe joparlamentare ndaj deputeteve te LDK-se. Por, tani sjelljet e tyre po eskalojne ne provokime fizike”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.

PS:

Dullë mos e bo t’madhe këtë punë, se këta me bo me iav qu zoti atë mene, t’hynë në gjysmë t’natës n’oborr e ta reshin allti. Ky eshte mentaliteti i tyre tribal (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat