Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se është së bashku me udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës do të takohen me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini në Bruksel.
Po ashtu, Hardinaj ka shkruar në Facebook se edhe opozita është përfshirë në dialog.
Postimi i plotë:
Sot, në një takim të përbashkët, ne, udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, unë në cilësinë e kryeministrit, zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, kemi vendosur që të mërkurën, më 18 korrik, të takojmë Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini në Bruksel.
Me këtë rast, do t’i konfirmojmë zonjës Mogherini përkushtimin e Institucioneve te Republikës së Kosovës për dialog me Serbinë dhe, poashtu, angazhimin për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës!
RH