Zyrtarët e shtetit pajtohen për dialogun me Serbinë

Aktuale

Zyrtarët e shtetit pajtohen për dialogun me Serbinë

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 18:00
Zyrtarët e shtetit

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës janë pajtuar që më 18 korrik ta takojnë përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mogherini të cilës do t’ia konfirmojnë përkushtimin e institucioneve për dialog me Serbinë.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë dërguar nga zyra e kryeministrit:

Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës: Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli,  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministri dhe Ministër për Diasporë dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi, sot në një takim të përbashkët, vendosën që të mërkurën, më 18 korrik, të takojnë Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, znj. Frederica Mogherini në Bruksel.

Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, do t’i konfirmojnë znj. Mogherini përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për dialog me Serbinë dhe po ashtu përkushtimin dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat