Politologu e komenton “bashkimin e forcave” të LDK-së dhe VV-së

Aktuale

Politologu e komenton “bashkimin e forcave” të LDK-së dhe VV-së

Nga: Nehat Shaqiri Më: 13 korrik 2018 Në ora: 17:45
Albin Kurti - Isa Mustafa

Politologu Albinot Maloku e ka komentuar koordinimin e dy partive më të mëdha opozitare për të mos votuar disa ligje gjatë seancave të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë dakorduar që disa ligje mos t’i votojnë në Kuvend.

Image
Albinot Maloku

Politologu Maloku, thotë për gazetën “Bota sot” se, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë pas provuar një bashkim forcash edhe në kohën e VLAN-it.

Sipas ti, prej shpartallimit të atij blloku, këto dy subjekte politike asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë raport për tu konsideruar si premtues për një bashkim fuqish.

“Koordinimi i tyre për të mos i votuar disa ligje gjatë seancave të fundit të Kuvendit mund të jetë momental por pa ndonjë shpresë”, thotë ai.

“Drejtues nga Lëvizja Vetëvendosje kohë më parë kanë pas shprehur interesim për bashkim forcash, siç kanë thënë ata me krahun reformator të LDK-së, por që nuk di cili është ai krah reformator në LDK-në aktuale dhe për rrjedhojë nuk shoh frekuenca të mirëfillta bashkërendimi e bashkëpunimi” pohon Maloku.

Politologu Albinot Maloku potencon që, Kosova ka një Qeveri të dobët por edhe një opozitë aspak pemtuese e për t’u konsideruar alternativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat