Avdullah Hoti shfaq pamjet, Daut Haradinaj ia godet mikrofonin Armend Zemajt

Aktuale

Avdullah Hoti shfaq pamjet, Daut Haradinaj ia godet mikrofonin Armend Zemajt

Nga: N.A Më: 13 korrik 2018 Në ora: 12:39
Daut Haradinaj

Në debatin e seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar çuditshëm kur po e mbante fjalimin deputeti i LDK'së Armend Zemaj.

Haradinaj ishte nisur drejt Zemajt duke ia goditur atij mikrofonin dhe ka vazhduar tutje.

Ndaj kësaj, ka reaguar ashpër, shefi i GP të LDK'së, Avdullah Hoti, i cili ka paralajmëruar se ata dhe kushdo tjetër, do të përballen me refuzim të fuqishëm nga LDK'ja.

Zemaj  e Haradinaj ishin përplasur ashpër dje në seancë gjatë shqyrtimit të Ligjit për Ndërtimet pa Leje.

Haradinaj ka theksuar se LDK-ja po bën aleanca me Listën Serbe dhe se ata vetë e kanë votuar Thaçin për President.

Reagimi i plotë i Avdullah Hotit në Facebook dhe pamjet nga Kuvendi: 

Sjellja e Deputetit Haradinaj ndaj Deputetit Zemaj ne seancen parlamentare te enjten me 12 korrik, i cili po e kryente detyren e Kryetarit te Grupit Parlamentar te LDK-se, eshte e papranueshme, joparlamentare dhe e denueshme. Deputetet e koalicionit te pakices, ne vecanti ata nga AAK, vazhdimisht kane perdorur gjuhe joparlamentare ndaj deputeteve te LDK-se. Por, tani sjelljet e tyre po eskalojne ne provokime fizike. Kjo nuk do te tolerohet. Ata dhe kushdo tjeter do te perballen me refuzim te fuqishem nga LDK dhe qytetaret e Kosoves.Forca e muskujve dhe sjelljet brutale e dhuna nuk mund te percaktoje zhvillimet politike ne Kuvend dhe ne Kosove pergjithesisht. Sjelljet e tilla, per nje kohe te gjate, e kane quar LDK-ne ne kufirin e toletances se saj politike ndaj kundershtareve te saj dhe te demokracise ne Kosove. Reagimi i LDK-se, permes mbeshtetjes qyteyare qe eshte e larte dhe ne rritje, ndaj kesaj kulture politike brutale do te jete deciziv per te ndaluar sjelljet e tilla dhe modelin e qeverisjes brutale te qytetareve dhe demokracise se re ne Kosove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat