Haradinaj flet për takimin me Radoiçiqin

Aktuale

Haradinaj flet për takimin me Radoiçiqin

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 12:36
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar takimin e djeshëm me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Në fotografitë e shpërndara dje  nga Zyra e kryeministrit, Radoiçiq është ulur në karrigen e mjusafirit kryesor të kryeministrit sado që në subjektin politik Lista Serbe ai mban pozitë më të ulët se musafiri tjetër, Goran Rakiq.

I pyetur lidhur me këtë takim, Haradinaj tha se me Kryetarin dhe nënkryetarin e Listës Serbe biseduan për temat e sigurisë.

“Kam biseduar me Listën Serbe kam biseduar me Goran Rakiq dhe Milan Radoiçiq , bisedat janë partneriteti me Listën Serbe. Mirë është që të vijnë por qeveria nuk po e ka problem mungesën e një shumice të caktuar dhe humbin ata vetë. Gjërat po ecin dhe nuk është që mungesa e tyre në qeveri”, tha Haradinaj.

Ai potencoi se bojkotimi i pjesëmarrjes së kësaj partie në institucione është në dëm vetëm të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat