Haradinaj: Presim vlerësim pozitiv për vizat, por nuk do të kryhet me kaq

Aktuale

Haradinaj: Presim vlerësim pozitiv për vizat, por nuk do të kryhet me kaq

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 12:24
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar projekt rezolutën e Grupit Parlamentar të AAK-së, për ndërprerjen e bisedimeve në Bruksel, derisa të bëhet liberalizimi i vizave.

Haradinaj në një konferencë për media, theksoi se është njoftuar për këtë nga GP i AAK-së  dhe e  respekton një gjë të tillë.  Por thotë, se nuk do të vijë fare puna deri aty, pasi që në ditët në vijim pritet një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian, sa i përket liberalizimit. .

Haradinaj: Presim vlerësim pozitiv

“Është vendim i GP të AAK-së. Më kanë informuar që do ta bëjnë, e respektoj. Ajo që është shumë me rëndësi, Kosova është për dialog dhe GP i AAK-së është. Por shqetësimi po rritet për liberalizimin e vizave, pra presioni mbi gjithë ne. Edhe kjo iniciativë e tyre e flet atë presion. Sikurse  letrat që i kanë bërë redaktorët e shoqëria civile. Pra të gjithë në njëfarë mënyre, po e ndjejnë presionin, që kjo të ndodh. Unë nuk mendoj që do të ketë nevojë që me mbërri deri aty.  Për shkak se  pritet tani me 18 ose 17, të kemi dhe  vlerësimin e Komisionit Evropian,  që do të jete pozitiv besoj dhe do të kaloj në etapat implementuese pastaj”, tha Haradinaj.

Ndërkaq pohon se  puna nuk do të kryhet me kaq, pasi që është një proces i rëndë.

Haradinaj: S’do të kryhet me kaq, është një proces bukur i rëndë

“Në proces të liberalizimit  të vizave, nuk kryhet puna edhe pse do ta kemi një raport pozitiv. Me sa e dimë ne është pozitiv tani. Pra nuk duhet me marrë si punë të kryer. Sepse është parlamenti. Në parlament duhet me pas shumë kujdes dhe pastaj në fund janë qeveritë veç e veç. Pra Është një proces bukur  i rëndë. Iu kisha lut që mos ta humbim kondicionin për rruge, as shoqëria civile, as mediat, as partitë politike, as institucionet, as opozita. Por të jemi të kujdesshëm deri në cak. .. S'ështe meritë veç  e kësaj qeverie, ose e një qeverie,  por i një procesi të gjatë të gjithanshëm. Iu kisha lut të mos ta heqim vëmendjen, për shkak se është proces, nuk është një akt.  Do ta kemi një vendim pozitiv, por nuk është kryer puna atë ditë“, tha ai.

Ndërsa i pyetur për takimin  që kishte një ditë më parë me përfaqësues të listës serbe tha se në këtë takim biseduan për proceset në vend, shqetësimet e tyre dhe gjendjen e sigurisë.

Haradinaj: Biseduam për proceset në vend

“Kam biseduar me listën serbe., të përfaqësuar në këtë rast ishin Gorabn Rakiq, që është dhe kryetar i Listës Serbe dhe kryetar i Mitrovicës dhe Milan  Radojçiq që tani ka  funksion politik në Listën Serbe. Bisedat janë partneriteti me Listën serbe dhe shqetësimet e tyre dhe proceset në vend. Ato të sigurisë e të tjera”, tha ai.  

E sa i përket mungesës së ministrave serb në Qeverinë e Kosovës, tha se do të ishte mirë që të vijnë dhe të jenë prezent, por se Qeveria nuk e ka problem mungesën e një shumice të caktuar, pasi që  humbin ata vet,  sepse proceset po ecin.

 E duke e komentuar largimin e  pjesëtarëve serbë nga FSK, Haradinaj  tha se nuk do të lejojnë që askush t’i kërcënojë ata.

Haradinaj: S’do të lejojmë që askush t’i kërcënojë

“Ajo që është me rëndësi që Kosova është e hapur për qytetarët serb. Institucionet e kanë qëndrimin e qartë. Njëkohësish nuk do të lejojmë që askush ti kërcënoj pjesëtarët e FSK së”, tha ai

Haradinaj: Edhe nëse BE-ja jep raport pozitiv për vizat, liberalizimi nuk bëhet shpejt

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas mbledhje së Qeverisë ka komentuar edhe për projekt rezolutën e iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë deri në liberalizimin e vizave.

Haradinaj tha se është i informuar për këtë iniciativë dhe e respekotn vendimin e tyre.

Sipas tij Kosova është për dialog, por shqetësimi për liberalizim të vizave po rritët dhe presioni po ashtu.

“Të gjithë po e ndjejmë presionin. S’besoj që do të arrijmë deri aty pasi që pritet  që më 17 apo 18 korrik  ta kemi dhe vlerësimin e BE-së i cili do të jetë pozitiv”, tha Haradinaj.

Por ai tha se edhe nëse do të ketë raport pozitiv nga BE-ja nuk kryhet puna e liberalizimit pasi që është edhe Parlamenti Evropian janë edhe Qeveritë e shteteve veq e veq.

“Është një proces i rëndë. Të jemi të kujdesshëm deri në cak. S’besoj që këtu humb dikush. S’është meritë e kësaj Qeverie por e një procesi të gjatë. Do ta kemi një vendim pozitiv, por nuk është kryer puna aty”, tha Haradinaj.

Kryeministri u pyet edhe për takimin me krerët e Listës Serbe për të cilët tha se shqetësimet e tyre janë sa i përket sigurisë ndërsa shtoi se Qeveria nuk e ka problem mungesën e tyre pasi që siç tha Haradinaj “proceset ecin, ata po humbin për vete”.

Kryeministri  ka folur edhe për largimin e pjesëtarëve serbë nga FSK-ja ku tha se nuk do të lejojnë që askush t’i kërcënojë pjesëtarët e FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat