Murati: Salla e Kuvendit pothuajse e zbrazët

Aktuale

Murati: Salla e Kuvendit pothuajse e zbrazët

Nga: G.B Më: 13 korrik 2018 Në ora: 11:24
Kuvendi i Kosovës

Hulumtuesi nga KDI, Artan Murati, ka thënë se në Kuvend po vazhdon me avazin e vjetër, ku salla është pothuajse e zbrazët, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka publikuar foto nga Kuvendit, Murati ka thënë se LDK e ka lëshuar sallën, PSD nuk ka shkuar fare, ndërsa deputetët e mazhorancës mbajnë fjalime se kush po e bllokon Kuvendin.

Postimi i tij i plotë:

Vazhdon avazi i vjeter. Salla e Kuvendit pothuajse e zbrazet. Dy Grupe Parlamentare opozitare nuk jane fare ne Kuvend: LDK e leshoj, e PSD as qe erdhi fare. Deputetet e mazhorances tu mbajte fjalime kush po e bllokon Kuvendin. Kryefjale: meditjet. Efikasiteti: minimal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat