Hapja e të dhënave rritë transparencën

Aktuale

Hapja e të dhënave rritë transparencën

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 11:13
Lansimi i projektit të parë “Dig Data” të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit

Hapja e të dhënave është vlerësuar të jetë shumë i rëndësishëm në rritjen e transparencës, e cila është mënyra më e mirë për ta luftuar korrupsionin.

Në lansimin e projektit të parë “Dig Data” të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se hapja e të dhënave ka qenë prioritet i qeverive të Kosovës në vitet e fundit.

Kreu i shtetit ka shtuar se të gjitha institucionet kanë bashkëpunuat që të rritet transparenca, prandaj, ky projekt i MCC-së do të ndihmojë të hapjen e të dhënave.

Thaçi tha se nuk mund të thuhet se nuk është bërë punë e madhe nga shumë ministri apo agjencione, por sipas tij, kjo punë nuk është raportuar, madje shpesh ka munguar bashkëpunimi i sinqertë.

Thaçi: Projekti i sfidave të hapjes së të dhënave synon të rritë bashkëpunimin

“Projekti i sfidave të hapjes së të dhënave apo siç është titulluar nga MCC, Dig Data, synon të rritë këtë bashkëpunim. Të tregohen rezultatet aty ku ka, të punohet që këto rezultatet të jenë të qasshme për publikun dhe transparente por edhe të stimulohet shoqëria, t’i përdor të dhënat për reformim të mëtutjeshëm të institucioneve. Këtë vit do të punohet me të dhënat e papunësisë, arsimit dhe tregut të punës. Projektet që analizojnë të dhënat dhe do të gjejnë përgjigje se si do të punoj trekëndëshi Qeveri-OJQ dhe Biznes, do të shpërblehen projekte të tilla, do të inkuadrohen në punën e institucioneve. Unë kam shumë besim që nëse fokusohemi tek të dhënat e jo tek gojëdhënat, nëse punojmë me numrat dhe jo thashetheme do të arrijmë sukses më të madh si shoqëri”, tha Thaçi.

Ndërsa, në anën tjetër ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, transparencën e ka quajtur njërën ndër mënyrat më të mira për ta luftuar korrupsionin.

Derisa, sipas tij, mjeti më i mirë për transparencë është hapja e të dhënave, ndonëse ai thekson se hapja e tyre nuk është proces i lehtë.

Delawie: Publiku duhet të kërkojw transparencë

“Ju publiku duhet të vazhdoni të kërkoni transparencë, e një mënyrë për ta bërë këtë është që ti përdorni në mënyrë të drejtë të gjitha të dhënat që janë komunikuar. Nëse ka të dhëna të publikuara të cilat nuk janë përdorur kurrë, as për analiza, as për politika, as nuk shërbejnë për të mirën e përgjithshme, atëherë kjo i bie që ato nuk janë dalë kurrë në publik. Kjo veprimtari nënkupton që t’iu sfidoj t’i përdorni të gjitha të dhënat në dispozicion në mënyrë kreative. Do t’iu sfidoj që të flisni me Qeverinë, me komitetet, me sektorin privat për t’i identifikuar arsyet pse nuk marrin mendime duke pasur të dhënat në mend”, theksoi Delawie. 

Diplomati amerikan ka shtuar se dëshiron të nxis të gjithë që të dalin me ide se si qeveria mund t’iu ndihmojë të gjithëve që gjejnë zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat