Deputetët takojnë qytetarët në Mitrovicë

Aktuale

Deputetët takojnë qytetarët në Mitrovicë

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 08:03
Kuvendi i Kosovës

?Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon organizimin e aktivitetit Ditët e Kuvendit.

Gjatë takimeve publike nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i radhës do të mbahet sot  në Mitrovicë, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.

 Në takim do të marrin pjesë deputetët Arban Abrashi, Bekim Haxhiu, Muharrem Nitaj, Milaim Zeka dhe Bahrim Shabani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat