Çfarë ka ndodhur me konkursin në Policinë e Kosovës? – ministri sqaron rastin - Bota Sot
Çfarë ka ndodhur me konkursin në Policinë e Kosovës? – ministri sqaron rastin

Aktuale

E shtunë, 22 shtator 2018

Çfarë ka ndodhur me konkursin në Policinë e Kosovës? – ministri sqaron rastin

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 18:28
Policia e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, ka bërë të ditur se Komisioni Shqyrtues i Policisë së Kosovës ka shqyrtuar të gjitha aplikacionet nga konkursi për pjesëtarë të policisë, i hapur muaj më parë.

Sipas tij, ditët në vijim do të bëhet publike lista e të gjithë aplikantëve që i kanë plotësuar kushtet për të hyrë në fazën e testimit.

“Komisioni shqyrtues ka shqyrtuar të gjitha aplikimet për kadet të Policisë së Kosovës dhe në vijim do të bëhen publike listat për kadet të policisë që i plotësojnë kriteret për testim”, tha ministri Gashi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Lista e aplikantëve për kadet në polici, sipas Gashit do të jetë e vlefshme për dy vitet e ardhshme, dhe gjatë kësaj kohe do të kenë mundësi t’i bashkohen policisë, në bazë të nevojave të tyre.

Ministri Gashi nuk që i gatshëm të deklarohet me saktësi për numrin e pjesëtarëve që do t’i shtohen Policisë së Kosovës, me arsyetimin se një gjë e tillë varet nga nevojat e tyre.

Ndryshe, të drejtë konkurrimi kanë pasur të gjithë shtetasit e Kosovës të moshës 18 deri në 30 vjeç, që kanë përfunduar shkollimin e mesëm, që janë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale, pa dënime në ndonjë vepër penale dhe të cilët nuk posedojnë tatuazh në vend të dukshëm.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test