Thaçi udhëheq ekipin negociator në takimin e radhës në Bruksel - Bota Sot
Thaçi udhëheq ekipin negociator në takimin e radhës në Bruksel

Aktuale

E enjte, 19 korrik 2018

Thaçi udhëheq ekipin negociator në takimin e radhës në Bruksel

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 16:14
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e radhës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më 18 korrik në Bruksel.

“Më datën 18 korrik do të mbahet takimi i dytë i fazës finale për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja. Ne e kemi konfirmuar pjesëmarrjen dhe duhet të punojmë të gjithë së bashku në këtë proces”, ka thënë Thaçi.

Ai ka paralajmëruar hapa më dinamikë pas pushimeve verore, derisa sërish ka apeluar te liderët e opozitës që të bëhen pjesë e grupeve strategjike dhe punuese për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

KosovaPress mëson se tashmë ekipi negociator i përberë nga përfaqësues të subjekteve politike në pushtet dhe institucioneve shtetërore është funksional dhe ai udhëhiqet nga presidenti Thaçi.

Gjithashtu, edhe delegacionin e Serbisë e udhëheq presidenti Vuçiq.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test