FT: Të rritet shkopi dhe karota për Ballkanin Perëndimor

Aktuale

FT: Të rritet shkopi dhe karota për Ballkanin Perëndimor

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 14:58
Ilustrim

Samiti i Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit në Londër, pavarësisht fjalëve të ngrohta, ka bërë pak për t'i sjellë vendet e rajonit më afër BE-së, shkruan Financial Times.

Gazeta britanike thotë se BE duhet të rrisë karotën dhe shkopin në mënyrë që Kina dhe Rusia të mos përfitojnë nga ngadalësimi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, duke lënë që mundësia historike për stabilizimin e Ballkanit të humbë dhe të ketë pasoja tragjike.

Nga njëra anë, vendet e rajonit po humbasin shpresën për t'u bashkuar me BE, ndërsa vendet e tjera anëtare të BE-së janë të pakënaqura me reformat e ngadalta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht për shkak të rënies së fundit të sundimit të ligjit në Poloni, Hungari dhe Rumani.

“Samiti i Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit në Londër solli fjalë të ngrohta dhe stimuj të vlefshëm. Por pak është bërë për të përmirësuar shanset e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnjës, Kosovës dhe Shqipërisë - vende të njohura kolektivisht si Ballkani Perëndimor - BE ", shkruan FT, duke shtuar se në takimin e BE muajin e kaluar, u shty hapja e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat