Zjarrfikësit protestojnë para Qeverisë - Bota Sot
Zjarrfikësit protestojnë para Qeverisë

Aktuale

E enjte, 19 korrik 2018

Zjarrfikësit protestojnë para Qeverisë

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 07:36
Zjarrfikësit

Zjarrfikësit të cilët janë të pakënaqur me kushtet dhe pozitën e tyre, kanë vendosur që të protestojnë të sot para Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka në një konferencë për media, paralajmëroi protestën e punonjësve të këtij shërbimi.

Arsye për këtë, sipas tij, është mungesa e kushteve të punës, si dhe problemet e shumta me të cilat ata përballen si në aspektin e të drejtave të punëtoreve, po ashtu dhe në mosimplementimin e ligjeve në fuqi.

Ai tha se kanë pasur shumë premtime nga institucionet e vendit, por se ato kanë mbetur vetëm në letër dhe se gjendja në këtë shërbim, vetëm sa është përkeqësuar dhe se nuk është bërë asnjë hap para.

“Ne e kemi treguar veten, kemi pasur sfida të ndryshme gjatë kësaj periudhe. Mirëpo institucionet nuk kenë të gatshme, nuk na kuptuan. Na injoruan, na përbuzën dhe është një moment që zjarrfikësit janë shumë të zhgënjyer, të revoltuar dhe se kjo situatë s’mund të vazhdojë në pafundësi. Kërkesat e zjarrfikësve janë që të reagojmë të aplikojmë masat sindikale. Këtë konferencë për shtyp e kemi thirr të bëjmë publike për protestën, të cilën do ta organizojmë me 12.07 në ora 10 para ndërtesës së Qeverisë. Kërkesat janë të njohura edhe për media dhe institucionet. Të gjithë i dinë kërkesat. Të gjithë e dinë pozitën dhe të gjithë në fakt apriori e pranojnë që kjo gjendje duhet të ndryshojë. Dhe vet ministri i Financave publikisht në media e pranon se ka mjete dhe pranon se kjo situatë është krijuar, bile thotë është krijuar problematike se nuk është problem. Por mos harmonizimi, mos koordinimi i MPB-s ë, MF-së, Ministrisë së Administratës, pushtetit lokal, kryetarëve të komunave, kjo gjendje ka mbetur kështu gjithherë në dëm, gjithherë në kurriz të zjarrfikësve”, tha Beka.

Beka thotë se ata kanë shpresuar se me rishikimin e buxhetit, do të bëhet zgjidhje për ta, por tani thuhet se s’do të ketë fare rishikim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test